LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Isa Mustafa e di pse u lëshua shansi për formimin e FAK-ut më 2013

Pacolli: Isa Mustafa e di pse u lëshua shansi për formimin e FAK-ut më 2013

Behgjet Pacolli ka thënë se në vitin 2013 është lëshuar shansi më i mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Vetëm kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i di shkaqet pse humbi ky shans”, ka thënë kreu i AKR-së në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Duke komentuar deklaratën e ministrit të mbrotjtjes Haki Demolli, sipas të cilës Forcat e Armatosura do të formohen atëherë kur të krijohen kushtet politike, Pacolli tha se “kjo është e vërtetë, vetëm se këto kushte nuk do të plotësohen kurrë me këtë konstalacion politik”.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Sot lexova se Ministri i Mbrojtjes, z.Demolli kishte deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen atëherë kur të krijohen kushtet politike. Ministri Demolli ka shumë të drejtë dhe unë kësaj deklarate i shtoj edhe faktin se në këtë konstalacion politik, këto kushte nuk do të plotësohen.

Kryeministri i Kosovës e di shumë mirë sa herë jemi takuar në vitin 2013 me Ambasadorin e SHBA-së dhe përfaqësuesin e BE-së, për këtë çështje, çfarë kemi biseduar dhe çfarë shansi u leshua në vitin 2013.

Shkaqet pse humbi ky shans, i di vetëm Kryeministri” (sic), ka shkruar Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori