LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ironizon me Kurtin: Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër

Pacolli ironizon me Kurtin: Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër

Kryetari i AKR që është edhe deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me shifrat e punësimit.

Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se është e papërgjegjshme në prag të krizës së dimrit të flitet me terma të tillë.

“Po lexoj në media se dikush ka folur për një rritje të lartë ekonomike në vend, për dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe për të gjitha këto të mira që kanë ndodhur në Kosovë. Mendoj se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme në një krizë si kjo, me një dimër të vështirë përpara, të flasim me terma fantazie, vetëm e vetëm të blihet paqja sociale”.

Ai shton se edhe në vendet më të zhvilluara sot nuk flitet për ndonjë rritje ekonomike apo vende pune, por diskutohet se si të përballen krizat, inflacioni dhe mungesa e energjisë.

Pacolli thotë se ndoshta është e vërtetë që janë punësuar mijëra kosovarë, në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër por jo në Kosovë.

“Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar, por jo në Kosovë. Janë punësuar Gjermani, Kroaci, Slloveni dhe Zvicër. Edhe ata (në këtë rast unë dhe kompanitë e mia) që krijojnë punësim në Kosovë, sot bojkotohen dhe pengohen nga kjo qeveri që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka bllokuar e keqmenaxhuar paratë e taksapaguesve”.

Deputeti opozitar thotë se Kurti asgjë nuk ka bërë për të inkurajuar investitorët e mundshëm që të krijohen vende të reja pune.

Ndryshe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve, madje sipas tij janë 40 mijë persona që janë regjistrua si punëtorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori