LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Institucionet shtetërore të krijojnë kushte për personat me sindromën Down

Pacolli: Institucionet shtetërore të krijojnë kushte për personat me sindromën Down

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që institucionet shtetërore të tregojnë përkushtim maksimal për krijimin e kushteve për personat me sindromën Down.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se në angazhimet e tij kjo kategori e qytetarëve të Kosovës do të ketë vëmendje të veçantë.


“Shoqëria kosovare në përgjithësi, e institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë përkushtim maksimal për krijim të kushteve për personat me sindromën Down. Në angazhimet e mia të përditshme, kjo kategori e qytetarëve të Kosovës do të ketë vëmendje të veçantë. Ndërtimi i një shteti e shoqërie demokratike matet me standardet që ai shtet krijon për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të njeriut. Gjithmonë pranë jush”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sindromit Down./Telegrafi/