LAJMI I FUNDIT:

Pacolli flet për turneun tre ditor në Afrikë, thotë se takoi zyrtarë të rëndësishëm (Video)

Pacolli flet për turneun tre ditor në Afrikë, thotë se takoi zyrtarë të rëndësishëm (Video)

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një konferencë për media ka zbuluar detaje rreth turneun tre ditor zyrtar në Afrikë, ku tha se ka takuar zyrtarë shumë të rëndësishëm.

Pacolli theksoi se Kosova ka nevojë për miq dhe partneriteti me shtetet e botës është mjaft me rëndësi.


“Në kontinentin e Afrikës e kemi një ambasadë, jemi në proces të hapjes të edhe dy ambasadave të tjera. Deri tash kemi pasur 5 vizita gjatë këtij viti. Kam takuar shumë njerëz të rëndësishëm dhe Serbia, nuk do të mund të realizoj planet  e saj. Ata janë jashtëzakonisht të informuar për këtë. Me presidentin e Senegalit pata dy takime miqësore, dhe mbështetja e Senegalit do të vazhdoj. Kam takuar dhe shumë president të tjerë…”, tha ai.

Pacolli tha se Kontinenti i Afrikës është me rëndësi për Kosovën dhe është i njoftuar me agresivitetin e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

“Sa i përket lobimit për njohje nga pesë shtetet e BE, asnjë herë nuk jemi ndalë. Taksa ndaj Serbisë ka vështirësuar pak situatën lidhur me shtetin e Greqisë. Qipro është hidhëruar me ne dhe nuk kemi raporte të mira me të. Besoj që këto shtete do ta njohin një ditë Kosovën. Është një punë e vështirë. Lobimi nuk është një gjë ku shkon dhe e kryen menjëherë. Shembull në Kenia kam qenë 20 herë deri tash, jo vetëm si ministër por edhe si deputet, dhe mund të them që deri më sot kemi arrit në një nivel të mirë që ky shtet ta njeh Kosovën. Kishim një grup të nivelit të lartë të Kenias, dhe duhet të ju them që bota është ndarë në interesa gjeopolitike. Tani është dominimi kinez. Nuk ka rrugë nëpër Afrikë që nuk shihet që një kompani kineze dhe që nuk është e involvuar”, u shpreh ai.

Sipas tij, Rusia ka një influencë të madhe kundër njohjeve të Kosovës.

“Rusia ka një influencë të madhe strategjike, dhe domeni u tyre është mbrojtja. Ata e kanë komplikuar pak situatën…Shtetet që kanë dashur ta njohin Kosovën e kanë njohur atë”, tha ai.

I pyetur se pse nuk i është përgjigjur Komisionit për Punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës, Pacolli tha: “Kam qenë i ftuar katër herë vitin e kaluar. Tash kam qenë i ftuar ta vizitoj në momentin që kam qenë në Ruanda. Më datën 21 prill do të takohem me Komisionin për punë të Jashtme. Insistoj që të takohem me ta. Këtë vit jam takuar njëherë. Nuk është e vërtetë që nuk takohem me Komisionin për Punë të Jashtme”. /Telegrafi/