Pacolli falëneron Kosovën, diasporën dhe anëtarësinë e AKR-së


Aleanca Kosova e Re gjatë kësaj të hëne ka organizuar procesin zgjedhor për kryetar të partisë, ku i vetëm në garë ka qenë lideri aktual i partisë, Behgjet Pacolli.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka treguar se mbi 40 mijë anëtarë të strukturave të AKR-së kanë marrë pjesë ne zgjedhjet e brendshme të partisë.
Postimi i plotë i Pacollit:“Falemnderit Kosovë e Diasporë, Falemnderit antarësi e Akr… Mbi 40 mijë anëtarë të strukturave të AKR votuan sot në zgjedhjet e brendshme të partisë.Një falenderim i madh për secilin i cili sot u kujdes që demokracia e brendshme në AKR të zhvillohet. Pa mar parasysh rezultatet, akr sot ka deshmuar se është parti e vlerave të vërteta liberal-demokratike e me antarësi dinjitoze që po e merrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit. Zoti ju bekoftë!” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/


































