LAJMI I FUNDIT:

​Pa praninë e mediave, komisioni diskutoi për Ligjin për Shërbimin e Jashtëm

​Pa praninë e mediave, komisioni diskutoi për Ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Në mëngjesin e sotëm u mblidhen anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku në rend dite ishte diskutimi lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Mirëpo ky komision u mbajt i mbyllur dhe pa praninë e mediave.


Por pas mbledhjes së takimit, anëtarja e këtij Komisioni për Punë të Jashtme nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka treguar se çka u diskutua në këtë takim.

Kadrijaj tregon se në komisionin e sotëm është diskutuar se sa po zbatohet Ligji për Shërbim të Jashtëm dhe se deri ku ka shkuar procesi për këtë ligj.

“Sot komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pasë një takim ne këtë legjislaturë kemi marrë përsipër monitorimin e Ligjit të Shërbimeve të Jashtme. Andaj sot në komision kemi pas përfaqësues të MPJ, drejtorin e përgjithshëm, ushtruesin e detyrës së Sekretarit dhe njerëz të tjerë kompetent ku kemi diskutuar se sa po zbatohet ky ligj në praktikë. Ne kemi marrë informata të sakta se deri ku po shkon zbatimi i këtij ligji dhe kemi sqaruar shumë pikëpyetje. Si dhe për çështjen e emërimeve dhe jemi njoftuar për procedurat dhe sa po shkon çështja e emërimit në mënyrë të rregullt”, tregoi Kadrijaj për KosovaPress.

Kadrijaj thotë se për Ligjin për Shërbim të Jashtëm janë mbajtur 4-5 punëtori e që edhe një punëtori do mbahet që të përfundoj e gjithë puna për këtë ligj.

Ajo thotë se interesimi është që të bëhet një ligj i mirë dhe i zbatueshëm. Kadrijaj theksoi edhe se të mundohen që të bëhet një ligj i cili nuk ka dy kuptimësi.

“Jemi të interesuar që të bëhet një ligj i mirë dhe i zbatueshëm dhe do të mundohem që dy ato dykuptimësi të ligjit t’i konkretizojmë saktë në mënyrë që të jetë lehtë i impelmetueshëm por edhe kur nuk implementohet të mos ketë dy kuptimësi në mënyrën që dikush të arsyetohet se jo mundet edhe kështu sepse në momentin kur ligjet kanë dykuptimësi vërtetë është me zor i zbatueshëm”, tregoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori