LAJMI I FUNDIT:

Pa një ekran 120 Hz – iPhone 12 po e humbet mundësinë për të ‘vjedhur’ vitin 2020

Pa një ekran 120 Hz – iPhone 12 po e humbet mundësinë për të ‘vjedhur’ vitin 2020

Vetëm disa muaj më herët, gjërat dukeshin mjaft të sigurta që seria e re iPhone 12 do të vinte me një ekran të bukur, të zbukuruar, dhe me shpejtësi rifreskimi 120 Hz ProMotion.

Epo, me çdo thashetheme në vijim, ishte sikur ekrani 120 Hz i dashur po largohej gjithnjë e më larg. Apple duket se nuk mund t’i bënte ekranet 120 Hz të funksiononin “ashtu si duhet”. Dhe me telefonat iPhone 12 tashmë në prodhim masiv, duket se është jashtëzakonisht e vështirë që të marrim ekrane me shpejtësi të lartë të rifreskimit në iPhone të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Apple kishte mundësinë të ishte ‘aktori’ kryesor në fushën e telefonave inteligjentë këtë vit, sidomos me rrjetin e shpejtë 5G, dhe sikur kësaj ti shtohej edhe ekrani me shpejtësi rifreskimi 120Hz, ky vit padyshim që do të ishte viti i gjigantit amerikan.

Seria iPhone 12 deri më tani duket se i ka të gjitha: një dizajn të bukur, i freskët, që të kujton iPhone 4, performanca e përparuar, kamera të shkëlqyera dhe, po, 5G. Ndërsa jemi pothuajse të sigurt se Apple do të përpiqet ta bëjë 5G thelbësore në iPhone 12, ne thjesht nuk jemi të bindur se kjo është e shkëlqyeshme ose e nevojshme, për ti mbajtur njerëzit vetëm të iPhone. Të paktën jo në këtë fazë të zhvillimit 5G.

Një ekran 120 Hz në telefonat iPhone 12 do t’i bënte ata të plotë, dhe pa njolla të dobëta. Kjo do të kishte qenë një fitore për Apple. Familja iPhone 12 po formohet të jetë një linjë mjaft e fortë, me një total prej 4 modelesh, që shtrihen në një gamë të gjerë madhësish, të gjitha me dizajnin e bukur, të ri, procesorë më të fuqishëm, kamera më të mira dhe ekranet pa kompromis (përjashtim shpejtësisë së rifreskimit). Tani ata duan që ne ta hamë tortën pa qershi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori