LAJMI I FUNDIT:

Pa lejen e prindërve, drejtoresha e shkollës në Njegosh nxënësit shqiptarë i ka regjistruar në paralelet maqedone

Pa lejen e prindërve, drejtoresha e shkollës në Njegosh nxënësit shqiptarë i ka regjistruar në paralelet maqedone

13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që akoma nuk kanë nisur mësimin në klasë të gjashtë për shkak të mungesës së paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh” tashmë figurojnë të regjistruar në paralelet maqedonase, pa lejen e prindërve.

Këto të fundit shprehen të revoltuar dhe kërkojnë nga ministri I Arsimit marrjen e menjëhershme të kompetencave.


“Jemi tepër të revoltuar se si mundet të merret pa pëlqimin tonë ai vendim. Kemi kërkuar nga inspektorati që të merren masa ndaj drejtoreshës dhe ndaj shkollës. Lajmërohet drejtoresha te çdo prind dhe thotë sillni nxënësit se kanë bë shumë mungesa. Kërkojmë nga ministri i Arsimit, më s’ka mbet çka me fol ose me vendos. Vendimin e ka ai në dorë, të ja merr kompetencat. Për këtë javë e kemi vendos, ose me hy me dhunë ose le t’ia bëj zgjidhjen ministri”, tha Rizvan Seferi, Këshilli i Prindërve.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se për çdo shkelje nga drejtuesit e shkollës do të ketë përgjegjësi. Ndërkohë, nga Këshilli i Komunës së Gazi Babës, Shaqiri kërkoi të miratojnë kërkesën për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë, që tashmë është dorzuar nga shkolla e Njegoshit.

“Në ditarin elektronik kanë rezultuar pa vullnetin e prindërve dhe për këtë kemi reaguar deri te komuna, është një situatë e re. E përsëris, nuk do të ndalojmë në cilën do formë. Ka filluar iniciativë edhe në Komisionin për diskriminim i cili do të komunikoj me secilin prindër, me secilin mësimdhënës, me drejtorin e shkollës për ta vërtetuar se realisht kemi me të vërtet diskriminim në Njegosh. Drejtoresha ka disa përgjegjësi të tjera të cilat janë vërtetuar, janë procedurat juridike që do të ecin për atë punë dhe nuk do të ndalojnë në këtë situatë pasi që edhe për këtë veprim do të ketë një procedurë tjetër juridiko ligjore”, theksoi Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.

Nga Komuna e Gazi Babës sërish përsëritën se po punojnë në zgjidhjen afatgjate, ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë. 13 nxënësit shqiptar të Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori