LAJMI I FUNDIT:

Pa kryer kurrfarë krimi i kaloi 44 vite në burg, beteja e tij ligjore as tani nuk ka të ndalur – nuk pajtohet që të dëmshpërblehet me 750 mijë dollarë

Pa kryer kurrfarë krimi i kaloi 44 vite në burg, beteja e tij ligjore as tani nuk ka të ndalur – nuk pajtohet që të dëmshpërblehet me 750 mijë dollarë

Amerikani Ronnie Long i ka kaluar 44 vite në burg për një krim që nuk e ka kryer, kurse tani po lufton kundër vendimit që ai të dëmshpërblehet me 750 mijë dollarë – me pretendimin se jeta e tij vlenë shumë më shumë.

Siç raporton CNN, afro-amerikani në vitin 1976 ishte akuzuar se ka përdhunuar një vajzë të bardhë. Trupi gjykues që përbëhej nga gjithë të bardhë, e kishte shpallur fajtor për hyrje të dhunshme në shtëpi dhe përdhunim – kështu u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Telegrafi.


Ai është ankuar disa herë për vendimin, por ankesat e tij janë refuzuar. Në dhjetor të vitit të kaluar, guvernatori i Karolinës së Veriut, e ka falur pasi që gjykata ka konstatuar se ai gabimisht ishte dënuar.

Gjykatësja Stephany Taker, ka theksuar se është brengosës fakti se si policia qëllimisht kishte “fshehur” provat materiale. Me ligj shteti obligohet që 65-vjeçari t’ia paguaj nga 50 mijë dollarë për çdo vit që e ka kaluar në burg, por kjo shumë është kufizuar në 750 mijë dollarë.

Në rastin e tij kjo do të thotë se i është paguar shumë për vetëm 15 vitet e kaluar në burg. Jamie Low, avokati i tij, ka thënë se Long është falënderues për shumën, por se ai i kishte kaluar 44 vite në burg.

Ai ka theksuar se të dy prindërit i kishin vdekur derisa sa ishte në burg, e i biri i tij kishte mbetur pa baba. Low mendon që Long ka merituar shumë më shumë sesa që i ka ofruar shteti. Long shpreson se do ta marrë atë që e meriton – duke besuar se qëllimisht ishte dënuar e arrestuar.

E pas lirimit, Long ka blerë veturën e ëndrrave “Cadilac” – kjo është vetura e parë që e posedon pas 50 viteve. Së bashku me gruan planifikon të blejë edhe një shtëpi të re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori