Radu Magdin
Në këto kohë pasigurie, bota dhe veçanërisht Perëndimi ndodhen para një detyre të vështirë, të gjejnë një përgjigje të vendosur kundër anti-demokratëve dhe përfaqësuesve të demokracisë “liberale”. Duhet mbrojtur ajo që është e vlefshme, dhe të ndryshohet ajo që zgjedhësit e ndjejnë si defektoze. Konturet e një kontrate të re shoqërore – si përpjekje e drejtpërdrejtë e përshtatjes me realitetin e ri të revolucionit të katërt industrial – duhet të kthehen në temë qendrore të zgjedhjeve europiane në maj.
Për shkak të gjendjes së tensionuar në vend, as presidenti Donald Trump dhe as presidenti francez Emmanual Macron nuk ishin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Por, SHBA dhe Franca duhet të jenë patjetër në bord, kur bëhet fjalë për zgjidhje globale të pasojave të revolucionit të katërt industrial. Nëse qeveritë nuk interesohen sa duhet për të ardhmen, mund të bëhen realitet skenarët më të tmerrshëm kundër demokracisë.
Në botën e ekonomisë admirohen sidomos ata që çojnë përpara shpikjet dhe thyejnë barrierat. Në politikë realiteti është ndryshe. Kush vë pikëpyetje mbi statuskuonë, ai has në mosbesim, kjo sepse politikanët kryesorë kanë probleme të kombinojnë zgjidhjet frymëzuese me aktin prozaik të qeverisjes. Një shembull për këtë dilemë është “Wunderkind”, gjeniu i ri politik i vuropës, Emmanuel Macron. Nga njëra anë kërcënimi i populistëve, që palodhur përpiqen të përhapin mesazhet e tyre. Si në “ruletën ruse”. Shtetet demokratike që nuk po e rishikojnë marrëveshjen shoqërore po dobësohen vit pas viti, ngadalë po humbasim antitrupat që bënë të mundur sukseset e shekullit të 20-të.
Forca të errëta kërkojnë në mënyrë aktive një pikë kthese. Aktualisht shanset e tyre për sukses janë ende të vogla, por ato po rriten vazhdimisht. Duket se është një detyrë tejet e vështirë që të lidhen transformimet e mëdha me inkluzionin (përfshirjen, integrimin) shoqëror – por të dyja këto janë epiqendra e një kontrate të re shoqërore. Deri tani është bërë shumë pak për ta ripërtërirë bazën e rendit tonë demokratik. Indiferenca e vetëkënaqësisë nuk mjafton më. Të gjithë aktorët politikë në Davos dhe ata që përgatiten të kandidojnë në maj duhet të shohin këto parime bazë.
Globalizmi 4.0 nuk funksionon për këdo. Megjithëse shifrat e përgjithshme janë pozitive, në një vështrim më të detajuar kupton një masë të madhe të heterogjenitetit të tij. Ne flasim kaq shumë për pabarazi, por instrumentat tanë konceptues drejtohen nga parimi i mesatares. Kjo është paradoksale. Vendimtare është të kuptohet potenciali trazues i të ashtuquajturve „humbës të globalizimit”. Ekonomia nuk funksionon e pavarur nga politika, qoftë në nivel kombëtar qoftë në atë global. Ra në realitet ideja se elitat mund të bëjnë që qytetarët të pranojnë skenarë që drejtohen kundër interesave të tyre. Ekonomia duhet të qëndrojë në shërbim të shoqërisë sonë: kjo do të jetë një temë qendrore e demokracisë sonë.
Ende ekziston një injorancë shqetësuese ndaj të ardhmes së punës e profesioneve dhe lidhjes mes punës dhe kuptimit të jetës. Para sfondit të automatizimit duhet të pyesim veten: Cilat janë alternativat për të gjithë ata, puna e të cilëve do të bjerë viktimë e zhvillimit teknologjik. Si mund të kujdesemi që edhe për ta të ketë një vend në shoqërinë tonë gjithnjë e më individualiste, e ku gjykohet ashpër për të tjerët.
Duhet të heqim dorë vetëm nga përgatitjen e njerëzve për punët e së djeshmes. Nuk bëhet fjalë për këtë apo atë kualifikim – pas 20 vjetësh të gjithë mund të jenë të vjetëruar – por për rezistencë dhe aftësi për përshtatshmëri. Përmes ngritjes së rrjeteve të sigurisë duhet t’i inkurajojmë njerëzit për inovacione. Ka ardhur koha për një debat të drejtë dhe integrativ për financimin e një kontrate të re shoqërore. Pabarazia dhe programet financiare-politik të përsosjes janë kthyer në barrë për demokracinë. Kjo është konfirmuar në të gjitha forumet që bashkojnë qeveritë, koncernet, qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse. Një kalim në modusin e kohës së pas luftës do të ndihmonte ndoshta: drejt një botëkuptimi të dinamikës sociale, politike, ekonomike, që në fund të fundit detyruan kokat e mëdha të tregut të lirë, të përtypin pilulën e sistemit social. Ndryshe problemet e brendshme të shoqërive tona demokratike do ta ashpërsojnë më shumë konkurrencën globale – e me këtë edhe pasigurinë e frikshme që na rrethon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare