LAJMI I FUNDIT:

Pa gjendje të jashtëzakonshme, me zbatim të masave, kundër COVID-19

Pa gjendje të jashtëzakonshme, me zbatim të masave, kundër COVID-19

Ka një kohë që pushtetarët u bëjnë thirrje qytetareve për respektim të masave anti-COVID-19. Thonë që fajtor është populli se nuk po i zbaton masat. Nuk e kuptoj pse gjithmonë fajtori kërkohet aty ku nuk mund ta gjesh, tek populli! Populli nuk është fajtorë asnjëherë, ama bash asnjëherë

Prof. Ass. Rexhep R.Gjyliqi, MD
Anesteziolog & Intenzivist
Drejtor i Institutit Kosovar për Reanimatologji


Para disa ditëve Qeveria solli një varg vendimesh. A u kontrollua zbatimi i tyre? Jo, aspak. Te gjithë e dimë se vjedhja është e ndaluar, por nëse shteti kënaqet vetëm me thirrjen që të mos vidhet, vjedhje do të ketë çdo ditë.

Vendimet që i ka marrë shteti, po nga shteti duhet kontrolluar zbatimi i tyre. A ka ndodhur kjo?! JO!

Duke u kthyer nga puna, has në një lokal – berber ku punojnë tre-katër vetë. Asnjëri nga ta nuk bart maskë, asnjëri nuk i pastron duart pas kryerjes së shërbimit, lokali plot klientë; disa kryejnë punë e të tjerë presin radhën. Menjëherë pas berberit është një furrë, aty shesin bukë dhe prodhime tjera të brumit; asnjëra nga vajzat që punojnë nuk bartë maskë. Ngjitur me të është një shitës perimesh edhe aty shërbehet pa maska. Pak më tutje është një kafeteri, plot me njerëz, kamarierët – maskat nën mjekër, klientët pa maska, tavolinat ngjitur me njëra-tjetrën, 3-4 vetë rreth një tavoline.

I përshkrova këto sepse i shoh çdo ditë, por situatë e njëjtë është në gjithë Kosovën.

Ku është dora e shtetit?!

Pas një qershorit u bë kthimi masiv nëpër vende të punës. Neve na thanë detyrimisht të gjithë të shkojmë në punë dhe të evidentohet ardhja me bërjen e ‘tik-ut”, në vend të kthimit gradual (siç thotë populli, tuj pa, tuj ba). Derisa në muajt e parë të pandemisë kishim infeksione familjare, tani dominojnë ato nëpër kolektive punuese.

Nuk kam lexuar e as nuk kam dëgjuar që dikush është infektuar nga virusi duke shëtitur në natyrë, duke bërë xhiro përreth Fakultetit Teknik, duke ecur në pyllin e Gërmisë, duke ecur vetëm në qytet ose duke bërë ‘skarë’ me familje të ngushtë, por kam lexuar e dëgjuar që njerëzit janë infektuar në vende të punës, sepse kontaktet nuk izolohen, por shkojnë në punë sikur të mos jetë duke ndodhur asgjë. U merren strishot për testim dhe ata vazhdojnë punën, sepse rezultatet vonojnë 2-3 ditë, daljet dhe shoqërimet me njëri-tjetrin në lokale pa patur mundësi dhe dëshirë për distancë.

Kosova është vend i vogël, i varfër, i pazhvilluar, me ekonomi të dobët, sistem shëndetësor të dobët, organizim të dobët, etj.,etj. Çdo mbingarkesë do të shpie në probleme të mëdha. Asgjë, përveç të sëmurëve dhe ofruesve të shërbimeve mjekësore, nuk i kemi vendore, me çdo gjë varemi nga të tjerët, duke filluar nga gjilpëra si elementi më i thjeshtë në mjekësi e deri te aparaturat e ndryshme të domosdoshme. Për gjërat elementare varemi nga mundësitë blerëse. Kur kësaj ia shtojmë edhe pamjaftueshmërinë e sistemit tonë shëndetësor, atëherë e vetmja mundësi për funksionim është frenimi i përhapjes së virusit e me këtë edhe zvogëlimi i numrit të personave që do të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, a është zgjidhja? Mendoj që jo.

Do të krijohen shumë probleme. Tani jemi në stinën e verës kur shumë punë duhet kryer domosdoshmërisht, kur temperaturat janë të larta, gjatësia e ditës mbi 15 orë, qëndrimi mbyllur bëhet pothuajse i pamundur. Shëtitjet e mbrëmjes, puna në bujqësi, puna në ndërtimtari, lulishtet, libraritë, dyqanet e vogla (të këpucëve, rrobave, amvisëri, etj.) nuk ndikojnë në përhapje të virusit.

Në institucionet ku ka qarkullim të madh të njerëzve, qofshin ato private apo publike, të vejë dorë shteti pa pardon, pa përjashtim, pa intervenime farefisnore e partiake. Zbatimi i rregullave të kontrollohet sidomos në institucionet shëndetësore, publike e private. Të ruhen maksimalisht kapacitetet mjekësore, private e publike.

Çdo institucion të detyrohet që funksionimin e vet t’ia përshtat situatës aktuale. Çdo institucion të zbatojë në përpikëri masat kundër përhapjes së sëmundjes. Nga shteti të kontrollohet zbatimi.

Nëse shteti zbaton vendimet që i sjell, shpresoj shumë që gjendja do të përmirësohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori