Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilionë dollarë, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ndërsa vendet më të varfra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.
Ndërsa elita botërore e biznesit është mbledhur në vendpushimin malor zviceran të Davosit për Forumin Ekonomik Botëror, Oxfam thotë se ata kanë arsye për të festuar. Një studim i kësaj organizate bamirëse tregon se pasuria e 2,668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020.
“Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të trilionë dollarëve, që vendet e pasura derdhën në ekonomi në përgjigje të COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve në bursa. Tani po shohim një rritje të madhe të pasurisë së miliarderëve, si rezultat i fitimeve të tyre në sektorët e ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga rritja e çmimeve”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në Oxfam.
Sipas tyre, 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020. Dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë pasuri se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.
Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.
“Po ndeshemi me një krizë pabarazie, një krizë urie të shkaktuar nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminë e COVID-19 kanë rënduar më tej gjendjen”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në Oxfam.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP), një organizatë e OKB-së paralajmëron se 49 milionë njerëz janë në rrezik të menjëhershëm nga uria në 43 vende.
“Tani kemi nevojë për 68 miliardë dollarë shtesë. Ajo që kërkojmë është e barabartë me rritjen e pasurisë së tyre për një, ose dy ditë. Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme për të pasurit që të ndihmojnë në luftën kundër urisë, destabilizimit dhe migrimeve masive në botë”, tha Lawson.
WFP thotë se Ukraina zakonisht furnizon botën me drithëra të mjaftueshëm për të ushqyer 400 milionë njerëz, por portet e saj janë të bllokuara nga Rusia.
“Nëse nuk rihapen këto porte, do të kemi problem me rritjen e çmimit të ushqimit në 10 deri në 12 muajt e ardhshëm. Por vitin e ardhshëm, problem do të jetë mungesa e artikujve ushqimorë, që do ta rëndonte shumë gjendjen”, thotë drejtori ekzekutiv i WFP-së.
Oxfam thotë se qeveritë kanë fuqinë për të trajtuar pabarazinë në rritje.
“Këto janë paratë tona. Ato kanë rritur pasurinë e këtyre kompanive. Duhet të përgjigjemi, duke vendosur një taksë të njëhershme solidariteti dhe taksa të tjera ndaj të pasurve për të rikthyer ekuilibrin ekonomik në botë”, thekson Lawson.
Disa vende evropiane kanë vendosur taksa mbi rritjen e papritur të fitimit ndaj firmave të energjisë. Të tjerë argumentojnë se taksa të tilla do të pengonin investimet në një kohë kritike, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të heqin dorë nga importet ruse të energjisë. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj