LAJMI I FUNDIT:

Osmani thotë se pas zgjedhjeve në LDK, partia do të dalë me një ekip fitues i cili do të marrë në duar fatin e Kosovës

Osmani thotë se pas zgjedhjeve në LDK, partia do të dalë me një ekip fitues i cili do të marrë në duar fatin e Kosovës

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së do të dalë një ekip fitues. Ka thënë se fatet individuale kanë pak rëndësi.

Këtë qëndrim Osmani e ka dhënë për Express një ditë pasi është dorëhequr Ramush Haradinaj, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Është me rëndësi që me 3 gusht, LDK të dalë me një ekip fitues, i cili do të marrë në duar jo vetëm fatin e LDK-së por edhe fatin e Kosovës dhe do të kthejë shpresën tek qytetarët”, ka thënë Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar datën e zgjedhjeve partiake më 3 gusht. Ende nuk dihet se kush do të garojë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Vjosa Osmani thotë se s’kanë rëndësi fatet individuale por forcimi i LDK-së.

“Fatet individuale dhe disa gjëra të tjera që po diskutohen, kanë më pak rëndësi. Natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me anëtarësinë dhe delegatët dhe synojmë ta bëjmë LDK-në edhe më të fortë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, LDK pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ka dalë kundër një Qeverie teknike. Ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK-ja ka mbetur e hutuar nga ky vendim. LDK-ja e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, sikurse edhe PSD-ja e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të ardhshme t’i thërrasë partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori