LAJMI I FUNDIT:

BDI i jep nënshkrimet për LSDM-në (Video)

BDI i jep nënshkrimet për LSDM-në (Video)

22:50 BDI i jep nënshkrimet për LSDM-në.

Pas takimeve dhe konsultimeve të shumta, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur më në fund që t’i jep nënshkrimet e saj për partinë LSDM që kjo të merr mandatin për formimin e qeverisë.


Kjo bëhet e ditur nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. AI thotë se bisedimet për qeveri do të vazhdojnë dhe se nënshkrimet nuk do të thotë se përfundimisht do të ketë qeveri, porse bisedime do të ketë me LSDM-në.

Nënshkrimet, sipas tij, jepen për të patur kujdes për afatet dhe të mos humbet shumë kohë.


Gjatë ditës

Në Reçicë të Vogël ka filluar mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së ku do të bisedohet nëse kjo parti do të jetë pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë, ose jo, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Bujar Osmanit, zëdhënës i BDI-së, ”ka dy rrugë për t’u arritur zyrtarizimi i gjuhës shqipe, pjesemarrje në kaolicion qeveritar, si edhe e dyta, mbështetje e një qeverie pakicë, por duke qëndruar në opozitë.

Vendimi në këtë kohë komplekse dhe të krizës, vendimi i mirë është më i rëndësishëm se sa vendimi në kohë.”

Osmani thotë se është arritur pajtueshmëri se si do të duket përmbajtja e ligjit për gjuhën shqipe.

Ai hodhi poshtë mundësinë e një qeverie me OBRM-PDUKM-në. Ai thotë se qëndrimi i BDI-së në opozitë do të ndihmojë kalimin e ligjit dhe do të jetë një mundësi për zbardhjen e akuzave që janë bërë ndaj BDI-së për dështimet e mundshme të keqqeverisjen e BDI-së në këto dhjetë vite. /Telegrafi/