Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.
Pas takimit me Heldt, Osmani tha se me ambasadorin kanë diskutuar për vazhdim të bashkëpunimit, ku shtoi se ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës.
E pyetur nga gazetarët për taksën e vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe, Osmani tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.
“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantu nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit. Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpres fushatën e ç’njohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut”, ka thënë Osmani.
E ambasadori i Gjermanisë Cristian Held falënderoi dhe uroi për punën e re që ka marrë dhe tha se është një punë shumë me përgjegjësi.
Osmani e ka falënderuar diplomatin italian Orlando për vizitën e tij, duke thënë se janë me fat për mbështetjen e dhënë.
Osmani do të takohet e ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit