LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi përfaqësuesit e American Councils dhe KAEF-it, vlerëson mbështetjen e këtij programi për studentët kosovarë

Osmani takoi përfaqësuesit e American Councils dhe KAEF-it, vlerëson mbështetjen e këtij programi për studentët kosovarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e American Councils dhe Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF).

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësime për mbështetjen e vazhdueshme që ky program ofron për studentët kosovarë, të cilëve u mundësohen studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se këto shkëmbime janë në interes të përbashkët të të dy vendeve.


Tutje, Presidentja Osmani theksoi se programe të tilla thellojnë më tej bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua për mundësitë që një program i tillë ofron për zhvillimin dhe avancimin e sektorëve kyç dhe profesioneve të shumta në vend, në mesin e të cilave edhe shumë fusha e programe inovative e shumë të rëndësishme për zhvillimin e tregut të punës në përputhje me trendet më të reja dhe nevojat e shumta.

Ndërsa, nga ana e American Councils dhe KAEF-it, u shprehën mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Presidentes Osmani, si dhe vlerësuan lartë ndihmën e ofruar këtë vit nga Qeveria e Kosovës përmes ndarjes së fondeve me të cilat është garantuar vijimi i punës dhe krijimi i mundësive shtesë edhe për shumë studentë të tjerë në vitet në vijim.

Përmes një komunikate për medie thuhet se American Councils vepron edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së.

“Në mesin e këtyre programeve është programi KAEF, përmes të cilit mbi 113 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursave të plota”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori