LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me princin William, diskutojnë për bashkëpunimin në mes të dy vendeve

Osmani takohet me princin William, diskutojnë për bashkëpunimin në mes të dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e shtatë nëntorit është takuar me princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë “Earthshot Prize” në Singapor.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema, si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër.


E ulur pranë Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize
Lexo po ashtu E ulur pranë Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

Pos kësaj, në takim u diskutua edhe për projektet për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor.

“Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”, shkroi Osmani në Facebook.