LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Srebrenica ende thërret

Osmani: Srebrenica ende thërret

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës duke thënë se Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, thotë se edhe 25 vjet pas masakrës Serbia ende mohon krimin e bërë.

“Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat! Srebrenica, kurrë më”, ka shkruar ajo.


Postimi i plotë i Osmanit:

“I shpallur në korrik të vitit 1995 “vend i sigurt”, nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore. Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.

25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.

Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat!

Srebrenica, kurrë më!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori