LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Reinsalu: Estonia i mbështetë prioritetet e kryesimit tonë me OSBE-në

Osmani – Reinsalu: Estonia i mbështetë prioritetet e kryesimit tonë me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, fokus të bisedës ishte arkitektura e prishur e sigurisë në Evropë dhe mënyra e trajtimit të saj, veçanërisht nën prizmin e kryesimit tonë të OSBE-së dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Siç kumtoi MPJ, Osmani ia përcolli bashkëbiseduesit përshtypjet nga vizita në Ukrainë dhe takimet me lidershipin shtetëror ukrainas, duke theksuar se Ukraina është prioriteti kryesor i presidencës së vendit tonë me OSBE-në.


“Të ballafaquar me pasojat e përgjithshme të agresionit ushtarak ndaj një shteti sovran dhe të pavarur evropian, ne mbetemi të përkushtuar në sigurimin e zbatimit të parimeve dhe vlerave të OSBE-së, si dhe një qasjeje të bashkuar dhe solidare në trajtimin e pasojave të përgjithshme të luftës që e ndjejmë”, tha Osmani.

Në këtë kontekst, të dy ministrat e riafirmuan përkushtimin e përbashkët ndaj frymës së Deklaratës së OSBE-së.

Ministri Reinsalu e ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj procesit tonë të integrimit evropian, duke na inkurajuar të vazhdojmë me reformat për të siguruar përfitime për qytetarët tanë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për trendin pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, duke e shfrytëzuar përvojën estoneze për modernizimin dhe digjitalizimin e shoqërisë sonë, gjë që u konfirmua edhe gjatë vizitës së Ministrit Osmani në Estoni në nëntor të vitit 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori