Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar të komentojë për çështjen e presidentit të vendit, gjatë pjesëmarrjes së saj në homazhe në Prishtinë.

Osmani ishte duke u nisur drejt homazheve pranë Monumentit kushtuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, kur u pyet nga gazetarët për zhvillimet politike rreth procesit të zgjedhjes së presidentit.


Ajo kërkoi mirëkuptim dhe respekt për momentin.

“Jemi tu shku në homazhe ju lus për mirëkuptim, për këtë ndonjë herë tjetër. Jemi tu u nis për Meje pastaj…”, tha Osmani

Pas kësaj deklarate, ajo nuk ka pranuar të japë komente të tjera lidhur me çështjet politike aktuale. /Telegrafi/