LAJMI I FUNDIT:

Osmani propozon që takimi i radhës i Brdo-Brione të mbahet në Kosovë

Osmani propozon që takimi i radhës i Brdo-Brione të mbahet në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, në takimin e liderëve rajonalë në samitin Brdo Brione në Slloveni, ka deklaruar se Kosova nuk do të heqë kurrë dorë nga aspiratat e saja për anëtarësim në familjen e madhe evropiane, duke thënë se nuk mund të ketë Evropë të lirë e të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.

E para e vendit tonë në fjalimin e saj ka bërë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që kanë kaluar katër vjet nga konfirmimi nga ana e BE-së se janë përmbushur të gjitha kriteret.


Osmani mos heqjen e regjimit të vizave e ka quajtur të padrejtë dhe diskriminues, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të realizojë premtimin e dhënë gjatë udhëheqjes së Presidencës Çeke këtë vit.

Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Osmani akuzoi Serbinë për politika të dyfishta duke pretenduar të jetë mike e Rusisë dhe Evropës, duke cituar ish-presidentin Bill Clinton në vitin 1999 për zhvillimet në rajon: “Të hezitosh në momente kur ballafaqohesh me një agresor është e barabartë me aktin e të lejuarit për të vrarë”.

Osmani nga samiti në Slloveni: Asnjë shtet i BE-së aktualisht nuk kundërshton liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Osmani nga samiti në Slloveni: Asnjë shtet i BE-së aktualisht nuk kundërshton liberalizimin e vizave

Osmani theksoi se lufta ilegale e Rusisë në Ukrainë po ndikon edhe në sigurinë e energjisë dhe ushqimit, të cilat mund të shndërrohen në një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit 21.

“Ndërsa ditët bëhen më të ftohta dhe dimri po afron, mundësia e sfidave serioze me sistemet tona energjetike po bëhet kërcënim gjithnjë e më i madh. Kriza energjetike evropiane është reale dhe si e tillë duhet të shërbejë si shtysë për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. E njëjta gjë vlen edhe në rastin e sigurisë ushqimore. Garantimi i furnizimeve dhe sigurimi i rezervave të mjaftueshme ushqimore për muajt e ardhshëm mund të shndërrohet lehtësisht në një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit 21”, ka thënë ajo.

Samiti i Brdo-Brijunit përfundon me thirrjen për heqjen e vizave për Kosovën - 6 konkluzionet për të cilat ranë dakord të gjithë presidentët
Lexo po ashtu Samiti i Brdo-Brijunit përfundon me thirrjen për heqjen e vizave për Kosovën - 6 konkluzionet për të cilat ranë dakord të gjithë presidentët

Osmani para liderëve rajonalë shfaqi gatishmërinë për organizimin e takimit të radhës së liderëve rajonalë në Kosovë, në frymën e avancimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të mëtejshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori