LAJMI I FUNDIT:

​Osmani përkujton Xhemajl Mustafën: Liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij

​Osmani përkujton Xhemajl Mustafën: Liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij

Në 21-vjetorin e vdekjes së veprimtarit Xhemajl Mustafa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ai ishte intelektual i mirëfilltë, dhe se vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështje të Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha edhe se liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij.


Postimi i plotë i Osmanit:

“Sot, në njëzetenjëvjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt të thellë Xhemajl Mustafën, njërin ndër veprimtarët më të rëndësishëm për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës, Xhemën e Llapit, e Xhemën e Prishtinës, agut të lirisë të së cilës i shkruante në netët e errëta të robërimit, pa e ditur se pasi të mbërrinte ky ag, në një natë sterrë, një dorë tinëzare do ta shuante pabesisht.

Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje.

Intelektual i mirëfilltë, Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

Ne do ta kujtojmë përjetësisht Xhemën tonë. Vepra e tij mbetet shembëlltyra më e mirë se si punohet urtësisht për vendin, pa u ndalur, deri në vdekje. E them sërish që liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij, sikur edhe të shumë veprimtarëve të tjerë të vrarë pas luftës”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori