LAJMI I FUNDIT:

Osmani për CNN: Do të publikojmë dëshmi të reja se Vuçiqi qëndron prapa sulmit në veri

Osmani për CNN: Do të publikojmë dëshmi të reja se Vuçiqi qëndron prapa sulmit në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës për CNN, ka thënë sulmi terrorist në veri lidhet me liderët serbë. Ajo ka thënë se ditët në vijim do të publikohen  dëshmi të reja që tregojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndron prapa kësaj dhe ka dhënë urdhra.

Presidentja tha se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën. “Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatet tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.


Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime”.

“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do t’i ndihmonte Vladimir Putinit të hapte një front të ri të luftës. Kjo ishte sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviqit gjatë viteve 90-ta”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiqit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiq me Vuçiqin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.

“Në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Lajme
Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Lajme
Kalo në kategori