LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas Samitit: Kërkohen hapa konkretë për Liberalizimin e Vizave

Osmani pas Samitit: Kërkohen hapa konkretë për Liberalizimin e Vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të takimit të sotëm të liderëve të Samitit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor ka thënë se patën mbështetje nga shtetet për Liberalizimin e Vizave.

Osmani para mediave u shpreh se tash kërkohen hapa konkretë për këtë çështje.


Ajo tutje shtoi se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, e para për perspektivën evropiane të saj, e dyta për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkret. Na duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim”, tha ajo.

Tutje shtoi se këto kanë qenë deklaratat më pozitive që ka dëgjuar deri më tash për Liberalizim të Vizave për Kosovën, edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese.

​“Më duhet të them se ky ka qenë grupi i vetëm më pozitiv i deklaratave që kemi dëgjuar deri më tani për Liberalizimin e Vizave. Madje edhe vendet që dikur hezitonin në të kaluarën, shumë prej tyre sot kanë treguar mbështetje, mbështetje konkrete, dhe ata kërkuan që të bëhet progres në këtë drejtim. Dhe nuk do të doja të veçoja një vend të vetëm evropian për mbështetjen e tyre. Sepse padyshim, ne llogarisim te të gjithë, dhe siç thashë sot gjatë takimit, ne llogarisim në lidershipin e tyre, sepse përderisa vakumi lejohet në Ballkanin Perëndimor padyshim, ai do të përdoret nga qëllimet malinje dhe dashakeqe të Rusisë”, ka thënë ndër të tjera, presidentja Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori