LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Partneriteti në frymën e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm është garanci për përballje me sukses të sfidave socio-ekonomike

Osmani: Partneriteti në frymën e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm është garanci për përballje me sukses të sfidave socio-ekonomike

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është takuar sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Osmani e falënderoi Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate, transmeton Telegrafi.

“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese”, theksoi Osmani.

Ndërsa, në anën tjetër Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.

“Palët diskutuan rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. U theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie andaj duhet të ju kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë global të shënoj progres edhe në Kosovë. Në mes tjerash, në frymën e muajit për rëndësinë e shëndetit mendor, në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësor”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori