LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk do të pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

Osmani: Nuk do të pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë  së Veriut, Bujar Osmani, ndërsa tha se nuk do të pranohen idetë që prekim kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale.

Në njoftimin për media thuhet se presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, tha ajo.

Më tej, Osmani ka folur edhe rreth menaxhimit të pandemisë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimin e kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme

Në njoftim thuhet se në këtë takim marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme, ndërsa të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që  të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori