LAJMI I FUNDIT:

Osmani niset për vizitë zyrtare në Estoni, në fokus edhe bashkëpunimi në fushën e teknologjisë

Osmani niset për vizitë zyrtare në Estoni, në fokus edhe bashkëpunimi në fushën e teknologjisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të Estonisë dhe të enjten nisë vizitën dy ditore në këtë shtet.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se në takim me autoritetet shtetërore estoneze do të fokusohet në bashkëpunimin bilateral, procesin e integrimit evropian dhe agjendën transformuese digjitale.


“Rrugës për në Tallin, Estoni, për vizitë zyrtare me ftesë të autoriteteve shtetërore estoneze. Do të fokusohemi në bashkëpunimin bilateral, procesin e integrimit evropian dhe agjendën transformuese digjitale”, njofton Presidentja në një njoftim në Facebook.

Po ashtu Osmani ka thënë se kjo vizitë do të jetë një mundësi e mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e kompanive kosovare në vendin që njihet në nivel global për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative.

“Në delegacion me mua do të jenë edhe Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCX) dhe Uranik Begu (ICK). Një mundësi e mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e kompanive kosovare në vendin që njihet në nivel global për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative”, ka njoftuar më tej Osmani./Telegrafi/