LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Haradinaj-Stublla: Maqedonia e Veriut dhe Kosova paraqesin shembullin e ndërtimit të një miqësie të qëndrueshme

Osmani në takim me Haradinaj-Stublla: Maqedonia e Veriut dhe Kosova paraqesin shembullin e ndërtimit të një miqësie të qëndrueshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sot shoqëroi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, Osmani dhe Haradinaj-Stublla shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, të cilat karakterizohen nga një shkallë e lartë e miqësisë dhe përkushtimit të ndërsjellë për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Qëllimi është që bashkëpunimi të vazhdojë të promovohet mbi baza solide, të cilat sigurojnë stabilitet dhe prosperitet për qytetarët, si dhe angazhim aktiv në ndërtimin dhe justifikimin e perspektivës evropiane të vendeve tona dhe të gjithë rajonit tonë.


“Më gëzon fakti që marrëdhëniet tona të ngushta do të marrin një formë të re të bashkëpunimit duke dërguar 44 anëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR-it,që gjithsesi do të paraqesë kontribut për stabilitetin e mëtejshëm të Kosovës, por edhe një akt të besimit të thellë midis dy vendeve”, theksoi Osmani.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord mbi nevojën për intensifikimin e dialogut politik, thellimin e bashkëpunimit tanimë intensiv ekonomik dhe tregtar, komunikimin në infrastrukturë dhe lidhjet e përgjithshme midis dy vendeve.

“Ne kemi nevojë për një dialog të hapur dhe të përkushtuar, brenda të gjithë mekanizmave të bashkëpunimit rajonal, siç është Procesi i Berlinit, i mbështetur nga plani ekonomiko-investues i Komisionit Evropian”, tha Osmani, duke i përshëndetur hapat dhe marrëveshjet më të fundit midis Prishtinës dhe Beogradi në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për zgjidhjen e çështjeve të tjera me interes për të dy vendet dhe rajonin në tërësi.

Në takim u hapën temat për pandeminë COVID-19, veçanërisht ishin shqyrtuar mundësitë për koordinim dhe bashkëpunim të mëtejshëm në krijimin e një përgjigje të përbashkët rajonale në luftën kundër pasojave të virusit Corona dhe zvogëlimin e dëmeve ekonomike.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori