LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Rahovec: Më 6 tetor merr fund logjika e tregtarëve të territorit

Osmani në Rahovec: Më 6 tetor merr fund logjika e tregtarëve të territorit

Gjatë një tubimi me qytetarët e Rahovecit, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se më 6 tetor, me përkrahjen qytetare dhe fitoren e LDK-së, do të marrë fund logjika e tregtarëve të territorit.

“Më 6 tetor, me votën e lirë të qytetarëve, Rahoveci dhe e gjithë Kosova do të çlirohet nga logjika e tregtarëve të territorit. Me të tillët nuk kam bashkëpunuar dhe nuk bashkëpunoj kurrë. Me të korruptuarit nuk kam bashkëpunuar dhe nuk bashkëpunoj. Ju jeni dëshmitarë që unë nuk e keqpërdori votën dhe besimin tuaj”, tha Osmani.


Sipas saj, për ta mbrojtur Republikën, na duhet mobilizim sikur në vitet e 90-ta për ta votuar ndryshimin e madh, i cili vjen me LDK-në dhe numrin 134.

Në fjalimin e saj Osmani tha se është e vendosur më shumë se kurrë që ta mbrojë votën, nga ata të cilët po synojnë ta blejnë besimin e qytetarëve.

Osmani ka thënë se me fitoren e LDK-së, Rahoveci nuk do të njihet në gjithë botën vetëm për verën e mirë, por do të njihet edhe për njerëzit e ndershëm e punëtorë, të cilëve do t’ju krijohen mundësi të mëdha për ta zhvilluar vendin e tyre dhe për të krijuar perspektivë për gjeneratat e reja. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori