LAJMI I FUNDIT:

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Osmani ka thënë se vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës është nënshkruar nga presidenti Ruto dhe i njëjti është dërguar zyrtarisht në Presidencë pak më parë.

“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri.


Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, shpreh falënderime të sinqerta ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik”, ka shkruar Osmani.

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Presidentja ka theksuar se përgjatë këtyre viteve ka zhvilluar takime të rëndësishme me të dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve.

“Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejtë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë.  Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme,  ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Kalo në kategori