LAJMI I FUNDIT:

Osmani mesazh Putinit përmes BBC: Do të dështosh në përpjekjet për destabilizim të Ballkanit përmes satelitit tuaj, Serbisë

Osmani mesazh Putinit përmes BBC: Do të dështosh në përpjekjet për destabilizim të Ballkanit përmes satelitit tuaj, Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC Newsnight, ka folur për situatën e fundit në veri. Ajo ka thënë se e gjithë kjo situatë ka ardhur si rezultat i përgatitjeve nga Serbia e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia.

“Ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti të Kosovës. Vuçiq në muajt e fundit i ka dhënë mbështetje strukturave ilegale në veri të Kosovës, të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë, peng të këtyre politikave të gabuara”, ka thënë Osmani, shkruan Telegrafi.


Osmani ka theksuar se Kosova nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë asnjëherë në përshkallëzim apo dhunë.

“Por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Nuk janë  akuzat tona ato që përshkallëzojnë situatën, janë veprimet e tyre që përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione. Nëse e themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, kjo nuk do të ndikojë negativisht”, tha presidentja.

Duke folur për çështjen e dialogut, Osmani tha se “Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, për dallim nga Serbia që ka bërë të kundërtën”.

Presidentja e vendit tutje shtoi se Serbia po bënë marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Të dyja këto janë të interesuara për të rikthyer tensionet në rajonin tonë, ne nuk do ta lejojmë këtë, nuk do të biem pre e këtyre provokimeve, nuk do të nxisim këto provokime, dhe do të punojmë me partnerët tonë që kjo të mos ndodh”, tha Osmani.

E pyetur nga gazetarja e BBC se cili është mesazhi i saj për presidentin rus, Vladimir Putin, Osmani u përgjigj “Ai do të dështojë në Ukrainë dhe do të dështoj absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjalë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori