LAJMI I FUNDIT:

Osmani mbajti takim virtual me kryetaren e KQZ-së, flasin për procesin e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Osmani mbajti takim virtual me kryetaren e KQZ-së, flasin për procesin e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Me qëllim të bashkërendimit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, u.d. Presidentja dr. Vjosa Osmani-Sadriu ka mbajtur një takim virtual me Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

“U.d. Presidentja ofroi përkrahjen e saj të plotë, në mënyrë që zgjedhjet në këto dy komuna të organizohen duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve si dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Ndërkaq znj. Daka e njoftoi u.d. Presidenten Osmani se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si për zbatimin e manualit për mbrojtje nga pandemia, ashtu edhe për zgjedhje të drejta në përputhje të plotë me praktikat demokratike. Ajo e siguroi u.d. Presidenten se deri tani nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, u.d. Presidentja Osmani bëri thirrje që si personeli zgjedhor, ashtu edhe të gjithë qytetarët, t`i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, duke mbajtur higjienën, maskën dhe distancën. Ajo ritheksoi rëndësinë e realizimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për qytetarët e këtyre dy komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori