Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka pasur takime të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket takimit në Ohër.
Osmani tha se Kurtit i janë propozuar dokumente të tmerrshme, që sipas saj Kosova ka bërë mirë që nuk i ka pranuar.
“Me kryeministrin jemi takuar siç takohemi gjithnjë, edhe para takimit të kryeministrit në Bruksel edhe pas kthimit jemi takuar dhe kemi diskutuar në detaje para se të shkoj në Ohër.
Jemi konsultuar edhe gjatë takimeve në Ohër, dhe jemi takuar edhe pasi ka përfunduar dakordimi në Ohër ku jemi njoftuar në detaje jo vetëm për dokumentet dhe versionet e ndryshme që kanë qenë para kryeministrit dhe delegacionit të Kosovës… Më duhet të them se këto janë versione të tmerrshme të cilat Republika e Kosovës ka bërë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonisht të padrejta që e kanë trajtuar Kosovën në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me palën tjetër”, ka thënë Osmani.
Këto komente Osmani i bëri gjatë vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë. Presidentja shtoi se për të janë të papranueshme iniciativat e tilla nga faktori ndërkombëtar.
“Nganjëherë për mua si presidente është vështirë të besoj që dikush nga komuniteti ndërkombëtar e merr një iniciativë të tillë që të propozoj gjëra të tilla që e vendos vetëm njërën palë në një pozitë kaq të pabarabartë”, tha Osmani.
Ajo shtoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi.
“Aneksi ka lënë shumë gjëra të paqartësuara. Është dashur të paraqes në detaje si do të zbatohen edhe pikat tjera, si do të jenë penalizimet pastaj për moszbatim ta zëmë të nenit 4 nga ana e Serbisë e shumë gjëra të tjera. BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë, që mendoj si qasje po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon, sepse po e inkurajon Serbinë në njëfarë mënyre që të prodhoj krizë pas krize”, tha Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën