LAJMI I FUNDIT:

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë, Osmani: Pjesë e ndritshme e historisë, po na bëjnë krenarë

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë, Osmani: Pjesë e ndritshme e historisë, po na bëjnë krenarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës tha se i kujtojnë me respekt të thellë sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë e vendit.

Gjatë fjalës së saj, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pritet të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, Osmani tha se ata do të parakalojnë në tre sheshet e kryeqytetit.


“Jo rastësisht, trupat e ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës do të parakalojnë sot në tri sheshe emblematike, të cilat përmbledhin dhe gërshetojnë një pjesë të madhe të historisë sonë.

Do të fillojnë nga sheshi ‘Ibrahim Rugova;, do të vazhdojnë nëpër sheshin ‘Nëna Terezë’, e do të kthehen këtu tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’, e pas nderimit ndaj 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, kuadratet e tyre do të kthehen në kazermën, e cila mban emrin e ikonës së luftës sonë çlirimtare, komandantit legjendar Adem Jashari.

Vajzat dhe djemtë e Ushtrisë dhe Policisë sonë, në këtë ditë feste, do të marshojnë  nga  sheshi pra  që mbanë emrin e arkitektit të shtetit të Kosovës, atit themeltar, presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, i cili edhe tani po na shikon nga atje, duke u ndier jam e bindur krenare me sukseset e shtetit tonë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kuadratet e ushtrisë që do të parakalojnë sot janë pjesë e ndritshme e historisë.

“Kuadratet e ushtrisë, të cilat sot parakalojnë para nesh së bashku me Policinë e Kosovës janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re dhe ndërlidhja e dy periudhave historike, të cilat i dhanë udhë lirisë sonë, shtetformimit dhe shtetndërtimit”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani gjithashtu falënderoi edhe miqtë ndërkombëtarë që ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Një falënderim shkon dhe për miqtë tanë, falënderim për ShBA, aleatët tanë të përjetshëm. Faleminderit për të gjitha shtetet e NATO-së dhe shtetet mike anë e kënd botës. Forca jonë është profesionale dhe e gatshme kudo në mbrojtje të sovranitetit”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori