LAJMI I FUNDIT:

Osmani, Konjufca e Kurti nderojnë të zhdukurit gjatë luftës: Nuk ka qetësi pa drejtësi

Osmani, Konjufca e Kurti nderojnë të zhdukurit gjatë luftës: Nuk ka qetësi pa drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti kanë vendosur sot kurora lulesh te memoriali i personave të zhdukur, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Osmani tha sot e gjithë Republika e Kosovës por edhe qytetarët bashkëndjenjë me familjarët e të zhdukurve nga lufta në Kosovë.

“Fati i gjithë Kosovës është i lidhur drejtpërsëdrejti me fatin e mbi 1600 familjarëve më të dashurve tanë. Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të rikthehen qytetarët tanë, vetëm atë ditë që plaga e këtyre familjarëve do të mund të mbyllet apo shërohet pasi të zbulohet fati i të pagjeturve”, u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se fati i tyre nuk do të jetë asnjëherë vetëm barrë e familjarëve por është edhe barrë e jona sepse ata janë njerëzit tanë, janë djemtë e vajzat tona janë të të gjithë Kosovës.

“Dhimbjen e kemi të përbashkët, zëri juaj do të dëgjohet gjithkund, kërkesa jonë do të jetë zbardhja e fatit të familjarëve tuaj. Duhet përkujtuar vetvetes tonë, tërë rajonit por edhe aleatëve ndërkombëtar se për Kosovën nuk ka asgjë më të rëndësishme se zbardhja e fatit të të pagjeturve”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca theksoi se të gjitha masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë janë akte të gjenocidit.

“Serbia përveç që ka vrarë njerëz të pafajshëm, krimi tjetër i shumëfishtë është se shumë prej tyre i ka rrëmbyer dhe i ka zhdukur me dhunë. Në serbi ka dhjetëra jo vetëm të varrezave masive, por shumë prej tyre nuk janë zbulu e Serbia ende i mbanë të fshehura. Ato i din vetëm autoritet e Serbisë”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se nuk mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë.

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti tha se të zhdukurit me dhunë në luftën e fundit në Kosovë duhet të jenë në përgjegjësinë institucionale.

“Sot e shënojmë edhe 22 vjetorin e masakrës së Mejës që është dëshmi e gjenocidit në Kosovë. Duhet që ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e gjenocidit dhe masakrave të panumërta të sjellën para drejtësisë që të akuzohen, gjykohen e dënohen . Kjo është një plagë e hapur që nuk e mbyll kalimi i kohës”, tha Kurti.

Ai u zotua që së bashku me presidenten dhe kryetarin e Kuvendit do të bëjnë çdo gjë për të zbardhur fatin e tyre.

“E vërteta është përpjekur të varroset në varrezat masive në Serbi, por ajo u rishfaqë sepse nuk mund të shtypet e ndrydhet përjetë e vërteta. Në raport me Serbinë ne duhet të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë përgjegjësi duke qenë përgjegjës në institucione tona dhe në secilën pozitë që mbajmë. Kjo dhimbje që është më shumë ankth sesa pikëllim duhet të marr fund”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori