LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt

Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Osmani, përmes një statusi  në Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani – Sadriu.

Postimi i plotë i Osmanit:

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas. 🇽🇰 🇺🇸“, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/