LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për Kosovën

Osmani kërkon vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadoren Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve.

Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.


Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro, thuhet në njoftim. /Telegrafi/