Pas një procesi të hapur e transparent dhe me pjesëmarrjen në Komision të dy sekretarëve të përgjithshëm, përfaqësuesve të BQK-së, shoqërisë civile, Universitetit të Prishtinës, mbikëqyrur nga BIRN-i dhe Sindikata e Punëtorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nënshkruar vendimin me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.
Presidenca njofton se, Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit.
“Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm
Përveç nga Komisioni Intervistues, kandidatët janë vlerësuar edhe kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike. Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur poashtu nga monitorues nga mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në njoftim.
“Rrugëtimi profesional i Spanca, si dhe performanca e saj në këtë proces, janë dëshmi e aftësisë dhe profesionalizmit të grave tona. Shoqëria dhe ekonomia jonë do të jenë më mirë vetëm atëherë kur avancohet pozita e grave dhe vajzave në vendin tonë. Prandaj inkurajoj gratë që të vazhdojnë të aplikojnë për pozita të larta menaxhuese në mënyrë që të jenë pikërisht në vendin që e meritojnë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'