LAJMI I FUNDIT:

Osmani falënderoi ambasadorin e Austrisë për ndihmën në menaxhimin e pandemisë dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit

Osmani falënderoi ambasadorin e Austrisë për ndihmën në menaxhimin e pandemisë dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Në këtë takim, kryetarja Osmani dhe ambasadori Weidinger biseduan për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e arsimit, bashkëpunimit ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Osmani e falënderoi Austrinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë dhe nënvizoi se e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Austrisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të saj.


“Austria ka qenë njëri ndër shtetet e para të cilat e kanë përkrahur përcaktimin e popullit të Kosovës për liri, qysh në fillim të viteve ‘90”, tha Osmani.

“Kjo përkrahje, e cila ka qenë jetike në disa fusha, sidomos për arsimimin e të rinjve tanë, ka vazhduar deri sot dhe ne, si institucione dhe popull i Kosovës, i jemi përjetësisht mirënjohës popullit dhe shtetit austriak”, theksoi më tej Osmani.

Sipas saj, fryt i këtij bashkëpunimi shumëvjeçar në fushën e arsimit është numri i madh i të rinjve që kanë studiuar në Austri dhe që sot po kontribuojnë në Kosovë, duke i aplikuar praktikat më të mira, të mësuara në Austri.

Ajo shprehu bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm në fushën e arsimit do të vazhdojë, por po kështu shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me ambasadorin Weidinger për ta fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e diplomacisë parlamentare.

Ambasadori Weidinger, nga ana tjetër, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perendimor janë prioritet i politikës së e jashtme të Austrisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit drejt BE-së. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori