LAJMI I FUNDIT:

Osmani e pranishme në hapjen e Javës së Krenarisë

Osmani e pranishme në hapjen e Javës së Krenarisë

Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht sot në ndërtesën e qeverisë nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit.

Siç njoftohet, përkrahjen e saj në hapje të Javës së Krenarisë e dha edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.


Për një fjalë rasti të ftuar gjithashtu ishin:

Riccardo Serri – zv. Shef i Zyrës së BE-së për Politikë dhe Ekonomi në Kosovë;
Carin Lobbezoo – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës;
Habit Hajredini – Kryetar i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë;
Blert Morina – Drejtor- Ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri – CEL.

Java e Krenarisë do të përcillet me një sërë aktivitetesh/eventesh për t’i promovuar dhe festuar talentet dhe vlerat e personave queer.

Për t’u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve/eventeve, programi i plotë i Javës së Krenarisë është publikuar në event.