LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti mirëpresin ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në nga deputetët

Osmani e Kurti mirëpresin ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në nga deputetët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë mirëpritur ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes që një ditë më parë Qeveria e nënshkroi me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Washington.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me këtë veprim deputetët kanë konfirmuar partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bsshkuara të Amerikës.


Po ashtu, sipas saj, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë.

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për energjinë me MCC-në
Lexo po ashtu Kuvendi ratifikon marrëveshjen për energjinë me MCC-në

Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit”.

“Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Kurti teksa ka falënderuar deputetët që votuan pro, ka thënë se “nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve”.

“Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot. I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.

Tutje ai është zotuar se përmes këtij granti do të trasohet rruga për një të ardhme energjetike të qëndrueshme të sigurt dhe të pastër.

“Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/