LAJMI I FUNDIT:

Osmani dekoron Ismail Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Osmani dekoron Ismail Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Osmani tha se sot nderojnë shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, vepra e të cilit sipas saj është një enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë e shqiptarit.


“Të gjithë së bashku si mirënjohje në emër të popullit të Kosovës, nderojmë shkrimtarin tonë të shquar Ismail Kadare, vepra e të cilit është një enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarit, e historisë së tyre dhe dokeve e traditave e mbi të gjitha të gjuhës shqipe. Prania juaj në hapjen e panairit të librit në Prishtinë është edhe një mesazh i fuqishëm për letërsinë shqipe dhe kulturën tonë përgjithësisht”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu tha se: “Kam nderin e jashtëzakonshëm që në përputhje me kompetencat kushtetuese të presidentes së Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës t’i ndajë Kadares urdhrin ‘Hasan Prishtina’, për këtë motivacion ‘për mjeshtrin e jashtëzakonshme në artin e fjalës të shprehur përmes veprave të tij, për përkushtimin që ka mbrojtur popullin e Kosovës për liri e pavarësi, si dhe për vlerat reale dhe intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë’…”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, Kadare falënderoi popullin e Kosovës për këtë nderim siç u shpreh ai i lartë.

Ai tha se ndihet i prekur pasi është një gjë e rrallë, siç tha ai që një popull të të nderojë dhe të të ketë bashk mbrojtës të drejtave dhe lirive të tij.

“Njerëz të Kosovës, të letrave, të kulturës së pari ju falënderoi. Jam shumë i prekur të jem midis jush për këtë nderim kaq të madh. Çdo njeri, çdo shqiptar do të ëndërronte një vepër të tillë. Është një gjë e rrallë që një popull të të nderojë dhe të të thotë bashk mbrojtës të drejtave të tij dhe të lirisë së tij, sidomos kur ky popull e ka rrugën e historisë të vështirë…”, ka thënë Kadare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori