LAJMI I FUNDIT:

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s, të cilën e pranoi komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Osmani tha se këtë medalje e ka ndarë pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


“Pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s. Për kontributin e jashtëzakonshme në zhvillimin e ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Osmani.

Ndërkaq, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell, tha se është i nderuar që në emër të Ushtrisë amerikane po pranon këtë medalje.

“Ne jemi miq dhe aleat të gjatë dhe partneriteti mes neve nuk ngjanë me askënd në botë. Shumë shtete shohin në drejtim tonin dhe pyesin sesi IOWA dhe Kosova kanë arritur të kenë marrëdhënie kaq të mira. Por unë ju them se duhet shumë kohë dhe përkushtim. Unë jam i përkushtuar”, tha Benjamin Correll. /Telegrafi/