LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Deklaratat e mia nuk janë ultimatum as për BE-në dhe as për Bullgarinë, unë flas për gjendjen faktike të shtetit

Osmani: Deklaratat e mia nuk janë ultimatum as për BE-në dhe as për Bullgarinë, unë flas për gjendjen faktike të shtetit

“Maqedonia e Veriut nuk ka asgjë kundër përfshirjes së komunitetit bullgar në Kushtetutë, së bashku me komunitetet e tjera të përmendura atje, sepse jemi të njohur në botë, për qëndrimin e shtetit ndaj komuniteteve, por ndjeshmëria është në paparashikueshmërinë e procesit dhe aktualisht është duke u diskutuar me Sofjen”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për gatishmërinë për rihapjen e Kushtetutës, ai theksoi se e gjithë kjo krijon “paparashikueshmëri si proces” te qytetarët.


“Maqedonia e Veriut ka arritur një model unik të një demokracie funksionale multietnike. Demokracitë multietnike mund të funksionojnë në Ballkan, të cilat mund të jenë model referimi për vendet e tjera dhe më gjerë. Baza e vlerave evropiane është në multietnicitetin dhe këtë e kemi arritur dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë në raport me të gjitha bashkësitë etnike. Ndjeshmëria është në paparashikueshmërinë e procesit. Por, kjo është pjesë e bisedimeve që po i kemi me Republikën e Bullgarisë”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm sqaroi se në deklaratën e tij të fundit nuk i ka bërë asnjë ultimatum presidentit bullgar Rumen Radev dhe as Bashkimit Evropian, por vetëm është munduar të sqarojë gjendjen faktike.

“Nuk po flasim për ultimatume apo kushtëzime ndaj BE-së apo Bullgarisë, por është një sqarim i gjendjes faktike. Me kalimin e kohës ndodh dekurajimi dhe e gjithë kjo ka pasoja në skenën e brendshme politike dhe në aftësinë e qytetarëve dhe elitave politike për të kontribuar në këtë proces”, tha Osmani.

Ai thekson se sa më shumë zgjat procesi, aq më shumë mëdyshje krijohen.

Ministri shtoi se Marrëveshja për fqinjësi të mirë mbetet obligim për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht nga rezultati në qershor, si dhe përkushtimi për promovimin e të drejtave të qytetarëve bullgarë mbetet i njëjtë.

Ministri Osmani vuri në dukje se tani jemi në fazën e fillimit të negociatave me BE-në dhe jo në fazën e anëtarësimit, duke theksuar se duhet bërë një dallim i qartë dhe shtoi se momenti më i rëndësishëm në këtë fazë është miratimi i negociatave kornizë, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori