LAJMI I FUNDIT:

Osmani bisedë telefonike me Blok: Holanda mbështet nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Osmani bisedë telefonike me Blok: Holanda mbështet nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok.

Siç njoftojnë nga MPJ, gjatë bisedës, ministri Osmani shkëmbeu mendime me homologun për zhvillimet më të fundit dhe aktuale politike në vend, hapat e ardhshëm për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe potencialet për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me Holandën.


“Holanda renditet në një nga donatorët më të mëdhenj bilateral për vendin tonë që paraqet kontribut të jashtëzakonshëm për progresin e përgjithshëm, si dhe për perspektivën evropiane të vendit”, tha Osmani, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen parimore dhe të qartë të Holandës për integrimin evropian të vendit tonë, në veçanti nëpërmjet mbështetjes për gjyqësorin, reformën e administratës publike dhe përafrimin me legjislacionin evropian.

“E vlerësojmë shumë lartë parimin ‘e rreptë dhe korrekt’, holandez i cili na ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe implementimin e standardeve evropiane”, tha Osmani.

Ministri Blok i përshëndeti rezultatet e arritura të Maqedonisë së Veriut në drejtim të realizimit të integrimeve evropiane, posaçërisht në kontekstin e marrjes së vendimeve të guximshme për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Theksoi se Holanda mbështet fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pasi të miratohet Korniza e negociatave. Holanda vazhdon edhe në të ardhmen të mbetet partner i Maqedonisë së Veriut në zbatimin dhe thellimin e procesit të reformës në BE.

Të dy ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime mbi shfrytëzimin e potencialit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, si dhe kapërcimin e sfidave të paraqitura nga pandemia.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori