LAJMI I FUNDIT:

OShC-të thirrje Qeverisë dhe MSh-së për menaxhim të duhur të procesit të vaksinimit në mënyrë që të ruhet shëndeti publik

OShC-të thirrje Qeverisë dhe MSh-së për menaxhim të duhur të procesit të vaksinimit në mënyrë që të ruhet shëndeti publik
Foto: Ridvan Slivova

Organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar se me shqetësim po ndjekin situatën e krijuar si pasojë e vaksinimit të grupmoshës mbi 65 vjet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në rajonet tjera, pas një thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh-së) të publikuar këtë të mërkure.

“Kjo ftesë nga MSh-ja, pa një plan dhe orar të qartë të vaksinimit të personave të kësaj grupmoshe, shkaktoi rradhë të gjata dhe grumbullime të cilat rrezikojnë direkt shëndetin publik e sidomos të një grupmoshe më të rrezikuar nga Covid 19. Një qasje e tillë, pa një planifikim paraprak detyrimisht do të rezultojë me rrezik të shtuar për infektime të reja dhe është absurde që të njëjtat të shkaktohen në situatën në të cilën gjendemi.


Ne konsiderojmë që ministria ka të gjitha kapacitetet për ta menaxhuar këtë situatë dhe është e pakuptueshme se si e njëjta nuk ka arritur të krijoj një sistem dhe infrastrukturë adekuate konsideruar faktin që procesi i vaksinimit do shkojë duke u shtuar dita ditës. Që ky proces të implementohet ashtu si duhet, MSh-ja duhet të mësoj nga vendet e rajonit dhe të decentralizojë procesin e vaksinimit duke krijuar qendra të reja në Prishtinë, dhe jo vetëm. Një gjë e tillë është absolutisht e bëshme dhe do të evitonte rradhët e gjata, përkatësisht do të ruante shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

OShC përmes këtij reagimi i ka rikujtuar MSh-së por edhe Qeverisë së Kosovës që procesi i vaksinimit duhet të jetë prioriteti kryesor dhe i pakontestueshëm në kohën ku gjendemi, prandaj të gjitha kapacitetet duhet të fokusohen në imunizimin sa më të madh, transparent dhe gjithëpërfshirës të popullatës.

“Në këtë drejtim, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që:

• Të ketë seriozitet të shtuar në organizim në tërë rajonet e Kosovës ashtuqë, të evitohen me çdo kusht rradhët e gjata të pritjes të cilat medoemos do të rezultojnë me infeksione të shtuara;

• Të shtohen qendrat e vaksinimit në rajonet më të mëdha, ashtuqë të decentralizohet i tërë procesi i vaksinimit;

• Të mundësohet qasje e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës përmes metodave të kombinuara. Pra të u ofrohen mënyra të ndryshme të aplikimit (online, fizike, etj) në mënyrë që të kenë çasje të gjithë, përfshirë këtu të moshuarit që nuk kanë njohuri në përdorim të mjeteve të komunikimit online;

Për më tepër, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duhet që paralelisht me vaksinimin e popullatës të angazhohet edhe në implementimin e një fushate informimi dhe vetëdijësimi rreth procedurave të vaksinimit dhe efektin e këtij procesi në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshëm të virusit. Qytetarët e Kosovës, sidomos ata në moshë të shtyer, duhet ta kenë të qartë të gjithë procesin në mënyrë që të jenë të informuar drejtë se si dhe ku duhet të vaksinohen”, thuhet në reagim.

OShC shton se kjo duhet të jetë kjo thirrja e fundit për qeverinë që të merret seriozisht me këtë çështje thelbësore në mënyrë që të mos vijmë më në një situatë të tillë të turpshme, e sidomos të rrezikshme për shëndetin publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori