Oscars 2026: “Sinners” apo “One Battle After Another”, kush pritet të dominojë çmimet?
Ceremonia e Oscars 2026 pritet të jetë shumë konkurruese, me dy regjisorë kryesorë në qendër të vëmendjes: Paul Thomas Anderson dhe Ryan Coogler.
Filmi "One Battle After Another" i Anderson konsiderohet favorit për çmimin “Best Picture”, ndërsa "Sinners" i Coogler ka marrë numrin më të madh të nominimeve - plot 16.
Të dy regjisorët kanë mundësinë të fitojnë për herë të parë një Oscar.
Gara për 'aktorin më të mirë' është shumë e ngushtë mes Michael B. Jordan dhe Timothee Chalamet, dhe rezultati mbetet i pasigurt.

Ceremonia do të zhvillohet në Dolby Theatre në Los Angeles.
Transmetimi fillon në orën 19:00 sipas kohës lindore në ABC dhe do të transmetohet edhe në Hulu.
Ndërkohë, nga viti 2029 ceremonia do të transmetohet në YouTube.
Moderatori i mbrëmjes do të jetë sërish Conan O'Brien, i cili premton një ceremoni argëtuese, pavarësisht tensioneve globale dhe masave të shtuara të sigurisë.
- YouTube www.youtube.com
Dy nga këngët e nominuara për 'këngën më të mirë' do të interpretohen gjatë ceremonisë: “I Lied to You” nga filmi Sinners dhe “Golden” nga KPop Demon Hunters.
Megjithëse filmi KPop "Demon Hunters" është bërë filmi më i shikuar në Netflix, pritet që çmimi për 'filmin më të mirë' të fitohet nga një prodhim kinematografik i shfaqur në kinema, jo nga një platformë 'streaming'. /Telegrafi/







































