LAJMI I FUNDIT:

OSBE do të mbështet Maqedoninë në çështjen e emigrantëve

OSBE do të mbështet Maqedoninë në çështjen e emigrantëve

“Përpilimi i një platforme për koordinim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet organeve për përndjekje dhe të gjitha institucioneve të involvuara qeveritare është kyç për ballafaqimin më të mirë me situatat e mundshme të krizave me migracionin”, porositën pjesëmarrësit në diskutimin në tryezën e rrumbullakët në Shkup të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Në këtë diskutim morën pjesë rreth 35 përfaqësues të institucioneve shtetërore, agjenci kombëtare, organizata ndërkombëtare dhe organizata qeveritare të cilët dhanë rekomandimet për Planin e detajuar për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin.


“Do të vazhdojmë që ta ndihmojmë vendin të përgatitet për çdo krizë eventuale të migracionit, duke ndihmuar autoritetet kombëtare në hartimin e një plani kombëtar të bazuar në praktikat dhe udhëzimet më të mira ndërkombëtare”, tha Maria de Benito Rodrigez, këshilltare për migracionin dhe sigurinë e refugjatëve në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, theksoi se tribuna e sotme mund të ndihmojë në zhvillimin e një plani më të mirë dhe gjithëpërfshirës për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin, në bazë të përvojës së fituar gjatë viteve.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Elena Grozdanova potencoi se ndihma e donatorëve ka qenë kyçe për ballafaqim të suksesshëm të krizës me migracionin.

Diskutimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të Misionit për promovimin e qasjes së bazuar në viktimën dhe të drejtat e njeriut kundrejt sfidave të paraqitura nga flukset e migracionit.