Ortoreksia është çrregullim i të ushqyerit që nënkupton obsesion ndaj ushqimit të shëndetshëm. Edhe pse shumica do të mendojnë që të ushqyerit me ushqim të shëndetshëm nuk mund të jetë i dëmshëm, ekspertët pohojnë ndryshe.
Jemi të sigurt që shumica prej jush që e lexoni këtë artikull do të mendoni se është e pamundur që ushqimi i shëndetshëm të jetë i pashëndetshëm, por siç e dimë të gjithë, nuk duhet tepruar me asgjë, dhe kështu mendon edhe dr. Steven Bratman, i cili ka shkruar një libër në lidhje me këtë çrregullim.
Ai e përshkruan ortoreksinë si një sëmundje në të cilën njerëzit e perceptojnë ushqimin si një mjet që të ndjehen të shëndetshëm dhe të kompletuar jo vetëm nga pikëpamja fizike, por edhe në nivelin shpirtëror. Sa më ekstrem dhe kufizues të jetë ushqimi i shëndetshëm aq më mirë ndihet personi i sëmurë, dhe me kohë kjo shndërrohet në një obsesion.
Ç’të keqe ka të ushqyerit e shëndetshëm?
“Gjëja më e rëndësishme është të gjendet thelbi i problemit”, thotë Heidi Levin-Miller, një terapiste nga Kalifornia. “Njerëzit ngarkohen me shumë gjëra, jo vetëm me të ushqyerit, ata kanë probleme serioze emocionale dhe me gjetjen e arsyeve më të thella, ata e pranojnë më lehtë të ushqyerit normal.”
Levin-Miller thotë se nga ky çrregullim sëmuren njëjtë si meshkujt ashtu edhe femrat, por shkaqet janë të ndryshme. Tek femrat, shkaku kryesor i këtij çrregullimi është humbja e peshës, ndërsa tek meshkujt është dëshira “që të duken mirë”, shkruan sot Koha Ditore. Të ushqyerit e shëndetshëm, thotë ajo, nuk është një gjë e keqe, por aplikimi i një diete strikte, për arsye të gabuara, mund të çojë në pasoja negative.
Si ta njohim ortoreksinë?
• Vlera ushqyese e ushqimit është më e rëndësishme se shijimi i ushqimit.
• Ndieni vetërespekt pasi që keni ngrënë ushqim të shëndetshëm.
• Vaktet i planifikoni edhe disa ditë përpara edhe pse nuk jeni në garë me kohën.
• Ndiheni fajtor kur hani diçka të yndyrshme, të ëmbël, të pashëndetshme…
• Disa orë në ditë mendoni për ushqim të shëndetshëm.
• Mënyra juaj e të ushqyerit e ka varfëruar jetën tuaj sociale.
• Jeni bërë më rigoroz në përzgjedhjen e ushqimeve që i blini dhe i hani.
• Ndieni qetësi dhe kontroll absolut kur i përmbaheni dietës së shëndetshme në mënyrë rigoroze.
Moderimi është ilaç për çdo gjë. Nuk keni nevojë të hiqni dorë rreptësisht nga çdo gjë që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe