LAJMI I FUNDIT:

Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra
WBYO - Western Balkans Youth Orchestra (foto: Besnik Hamiti)

Ata janë fëmijë të luftës – të luftërave të Jugosllavisë. Tani ata takohen për të bërë muzikë bashkë. Për herë të parë në Prishtinë u takuan bashkë 25 muzikante dhe muzikantë të rinj, nga etni e shtete të ndryshme, që përpara 30 vjetësh kanë luftuar brutalisht mes vete.

Udhëtimi drejt Prishtinës i muzikantëve të trupës “Western Balkans Youth Orchestra”, nxori në pah se sa shumë konflikte kanë mbetur ende të pazgjidhura. Disa muzikantëve iu desh të udhëtojnë në mënyrë të tërthortë përmes vendeve të tjera fqinje.


Bobana dhe Senka kanë ardhur nga Bosnje-Hercegovina. Të tjerë

“Të gjithë vijmë nga vende të ndryshme të rajonit. Së shpejti do të luajmë bashkë. Do të jetë koncert i shkëlqyeshëm”, thotë Bobana Tesiq.

Dirigjenti Desar Sulejmani, nga Shqipëria, që jeton e punon prej vitesh si muzikant i suksesshëm në Gjermani, i ka mbledhur muzikantët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pas një udhëtimi prej dy ditësh me autobus e disa periperici rrugës, trupa mbërrin nga Beogradi në Prishtinë, ku do të takohen me të tjerët.

Dy vende që ende kanë raporte të vështira. Mbi 20 vjet kanë kaluar që pas fundit të luftërave në Jugosllavi. Anëtarët e orkestrës së re asokohe kane qenë fëmijë e nuk kanë kujtime. Por, jo të gjithë duan të flasin për këtë temë.

“Lufta nuk ka të bëjë me njerëzit, por me politikën. Këtë e shihni tek gjeneratat e reja; ne diskutojmë, e dimë që kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Kjo nuk ka fund, por duhet të shkëputemi prej së shkuarës, ta lemë atë pas nesh”, ka thënë Senka Vejzoviq.

Pas një avarie me automjetin gjatë rrugës, del edhe pengesa tjetër: kufiri nga Serbia në Kosovë. Grupit i duhet të presë. Autoritetet e Kosovës nuk i njohin pasaportat serbe. Kalimi i pjesëtarëve serbë të orkestrës u bë i mundur vetëm me letërnjoftim – me kartë identiteti.

“Orkestra, me mbledhjen e grupit në Prishtinë, merr fizionominë, shpirtin e saj”, thotë Desar Sulejmani duke nisur menjëherë nga puna me provat e para. Koncerti i parë do të hapet me “Capriol Suite” nga Peter Warlock. Provat në Prishtinë zgjasin një javë. Kohë e mjaftueshme që pjesëtarët e orkestrës të njihen mes tyre dhe me kryeqytetin e Kosovës.

Konfliktet rajonale edhe këtu janë temë e dukshme. Me orkestrën e tyre ata duan të tregojnë që funksionon vetëm bashkërisht, thonë Senka dhe Ivani, që tashmë janë miqësuar dhe kjo reflektohet edhe gjatë provave.

“Tek ne ka harmonizuar e gjitha qysh me kontaktin e parë. Qeshim bashkë, bisedojmë, njihemi, e interpretojmë me njeri-tjetrin. Madje as gjuhët e ndryshme që flasim nuk janë pengesë“, thotë Senka.

Premierë në Shkup. Një orë e gjysmë larg Prishtinës. Këtu filarmonia do të japë për herë të parë koncert në publik. Financimi i projektit mbështetet edhe me donacione nga Gjermania. Në publik, 150 vetë. Arsyeja: rregulloret prej pandemisë, thonë muzikantët. Natyrisht që orkestra e tyre është ende e panjohur.

“Kuptohet, do të ishte mrekulli nëse salla do të ishte plot. Por, ne e bëjmë këtë edhe për veten tonë. Interpretojmë bashkërisht edhe pa publik të madh”, thotë Dea Nicaj.

Koncerti në Shkup nis me “Libertango” nga Astor Piazolla. Solist në Maqedoninë e Veriut është një violinist shqiptar nga Kosova. ]

“Western Balkans Youth Orchestra” ka hedhur suksesshëm hapat e parë. Pas turneut të koncerteve në Ballkan, nga janari 2022 janë planifikuar koncertet edhe në Gjermani. /DW/